Irani nuk po kërkon përshkallëzim të tensioneve rajonale, por beson se Izraeli duhet të ndëshkohet në mënyrë që të parandalohet paqëndrueshmëria e mëtejme.
Kështu tha më 5 gusht. zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, pasi javën e kaluar në Teheran u vra shefi politik i Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, Ismail Haniyeh.
“Irani kërkon që të ketë stabilitet në rajon, por kjo mund të arrihet vetëm me ndëshkimin e agresorit dhe të krijohet parandalim kundër aventurizmit të regjimit zionist”, tha zëdhënësi Nasser Kanaani, duke shtuar se kundërpërgjigja nga Teherani është e pashmangshme.