Globi

IDF: Kemi vrarë komandantin e forcës raketore të Hezbollahut në sulmin në Bejrut

Shkruar nga Liberale
IDF: Kemi vrarë komandantin e forcës raketore të Hezbollahut

Ushtria izraelite thotë se vrau komandantin e Hezbollahut, Ibrahim Muhammad Qubaisi, në një sulm ajror në Bejrut.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se ai ishte në krye të forcës raketore të Hezbollahut.

Qubaisi u godit së bashku me komandantët e tjerë qendrorë të forcave të raketave të Hezbollahut, tha ushtria në një deklaratë.

Po ashtu thuhet se ai iu bashkua Hezbollahut në vitet 1980 dhe që atëherë ka mbajtur disa role të rëndësishme ushtarake brenda organizatës.

Ai ishte përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve të shumta kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë, sipas IDF.

“Gjatë viteve dhe gjatë luftës, ai ishte përgjegjës për lëshimin e raketave drejt civilëve izraelitë,” thotë ushtria.

“Qubaisi ishte një burim i rëndësishëm njohurish në fushën e raketave dhe kishte lidhje të ngushta me udhëheqës të lartë ushtarakë në Hezbollah”, thuhej më tej.

Sipas zyrtarëve libanezë, numri i të vrarëve në sulmet izraelite në dy ditët e fundit është 564, me afro 2000 të plagosur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH