Globi

I vihen prangat senatores amerikane Nicole Mitchell, organi i akuzës e heton për vjedhje

Shkruar nga Liberale

I vihen prangat senatores amerikane Nicole Mitchell, organi i akuzës e

Është arrestuar nën akuzën për vjedhje, nuk bëhet fjalë për një njeri të zakonshëm, por për senatoren amerikane e Minesotës, Nicole Mitchell 49-vjeçe. 

Sipas mediave vendase, policia mori një telefonatë rreth orës 4:45 të mëngjesit të së hënës nga një pronar shtëpie që raportonte një “vjedhje” dhe policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi Mitchell.


Arrestimi i saj vjen në një kohë të vështirë për demokratët e Senatit, të cilët kanë avantazhin e një senatori ndaj republikanëve dhe dorëheqja e saj mund të jetë problem në miratimin e legjislacionit nëse mungon mbështetja dypartiake.

Përpara se të zgjidhej si senatore në vitin 2022, Mitchell punoi si meteorologe për Ushtrinë Amerikane, si dhe për TV KSTP dhe Radion Publike të Minesotës.

Ajo mban ende gradën e nënkolonelit në Gardën Kombëtare Ajrore dhe është komanduese e njësisë së motit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH