Globi

I shpëtoi atentatit ku u qëllua me 5 pl*mba, si është gjendja shëndetësore e kryeministrit sllovak, Robert Fico

Shkruar nga Liberale

I shpëtoi atentatit ku u qëllua me 5 pl*mba, si është

Gjendja shëndetësore e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico mbetet e qëndrueshme pas atentatit që pësoi javën e kaluar.

Sipas spitalit Roosevelt në Banska Bystrica, gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar.

“Pas konsultave të sotme me mjekët, gjendja e pacientit është stabile. Klinikisht ai po përmirësohet, po komunikon, parametrat inflamatorë janë duke u ulur ngadalë. Kryeministri mbetet nën mjekim në spitalin tonë”, njoftoi spitali në Facebook para mesditës.

Kujtojmë se kryeministri Fico u qëllua me pesë plumba të mërkurën e teksa përshëndeti mbështetësit pas një takimi të qeverisë në ish-qytetin e minierave të qymyrit Handlova.

Autori i identifikuar nga prokurorët si Juraj C., është një ish-roje sigurie në qendrën tregtare dhe autor i tre koleksioneve me poezi. Hetuesit do të kërkojnë të përcaktojnë nëse ai ishte pjesë e një grupi njerëzish që kishin inkurajuar njëri-tjetrin për të kryer një atentat.

Sulmi nënvizoi ndarjet e thella politike në shoqërinë sllovake dhe është përpjekja e parë e madhe për vrasjen e një lideri politik evropian prej më shumë se 20 vitesh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH