Globi

Houthis sulmojnë anijen-çisternë të Britanisë në Gjirin e Adenit

Shkruar nga Liberale

Houthis sulmojnë anijen-çisternë të Britanisë në

Grupi Houthis nga Jemeni ka goditur me raketë një anije-çisternë e cila ishte në juridiksionin e Mbretërisë së Bashkuar.

Lëvizja e mbështetur nga Irani, me bazë në Jemen, tha se kishte shënjestruar “Marlin Luanda “ të premten në përgjigje të "agresionit amerikano-britanik".

SHBA dhe Britania e Madhe kanë nisur sulme ajrore ndaj objektivave Houthi në përgjigje të sulmeve ndaj anijeve në rajonin e Detit të Kuq.

Anijet detare franceze, indiane dhe amerikane i dhanë ndihmë anijes britanike.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps e quajti sulmin "të patolerueshëm dhe të paligjshëm".

"Është detyra jonë të mbrojmë lirinë e lundrimit në Detin e Kuq dhe ne mbetemi të përkushtuar ndaj kësaj kauze si kurrë më parë," tha ai në "X".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH