Globi

Historia e një qyteti/ Themelimi i Republikës së Dubrovnikut

Shkruar nga Liberale

Historia e një qyteti/ Themelimi i Republikës së Dubrovnikut

Më 27 qershor 1358  - Themelohet Republika e Dubrovnikut; sot një nga qytetet më të vizituara në Kroaci.

Dubrovniku kulmin tregtar e arriti në shekujt e 15-16, nën protektoratin e Perandorisë Osmane, para se të pushtohej nga Perandoria franceze e Napoleonit në vitin 1808.

Në atë kohë Dubrovniku kishte një popullsi prej rreth 30,000 banorësh, prej të cilëve 5.000 jetonin brenda mureve të qytetit. Motoja e republikës ishte "Non bene pro toto libertas venditur auro" ("Liria nuk shitet mirë për të gjithë arin").

Emri 'Respublica Ragusina', përmendet së pari në dokumente në vitin 1385. Në kroatisht, quhet Dubrovacka Republika. Thuhet se emri Ragusa e ka origjinën nga banorët e qytetit ilir Epidaurus aty pranë; kur qyteti i tyre u shkatërrua në shekullin e VI nga sllavët dhe avarët, banorët ikën, morën arratinë, rrugëtuan dhe vendi ku u vendosën u quajt 'Raguzë'.

Emri kroatisht Dubrovnik rrjedh nga Dubravë, (dru dushku, pyll dushku aty pranë; Osmanët e shpjegonin Dubrovnik me Dobro-Venedik (Venecia e Mirë).

Tjetër etimologji për 'Raguzë' është ‘gur’ (ishull shkëmbor në të cilin qyteti ilir u ndërtua).

Ndryshimi i emrit zyrtar nga Raguzë në Dubrovnik hyri në fuqi kur zona u bë pjesë e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve në vitin 1918.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH