Globi

HISTORI INSPIRUESE/ Trashëgimtarja 31-vjeçare shpërndanë pasurinë, dhuron 25 milionë euro

Shkruar nga Liberale

HISTORI INSPIRUESE/ Trashëgimtarja 31-vjeçare shpërndanë

Me plot gojën mund të themi se gjesti i ndërmarrë nga 31-vjeçarja është një histori inspiruese.

Një trashëgimtare austro-gjermane po mbledh një grup qytetarësh për të ndarë pasurinë që trashëgoi nga gjyshja e saj.

Marlene Engelhorn, e cila është 31 vjeçe dhe jeton në Vjenë, dëshiron që 50 austriakë të përcaktojnë se si duhet të rishpërndahen 25 milionë euro (21.5 milionë £) nga trashëgimia e saj.

“Kam trashëguar një pasuri, para edhe pushtet, pa bërë asgjë për të dhe shteti nuk dëshiron as taksa mbi të”, tha ajo. 

Austria hoqi tatimin mbi trashëgiminë në vitin 2008, si një nga disa vende evropiane që nuk vendosin tatimin mbi trashëgiminë - ose për detyrimet e vdekjes. Zonja Engelhorn beson se kjo është e padrejtë.

Ajo është pasardhëse e Friedrich Engelhorn, themeluesit të kompanisë gjermane kimike dhe farmaceutike, BASF, dhe trashëgoi miliona kur gjyshja e saj vdiq në shtator 2022.

Pasuria e Traudl Engelhorn-Vechiatto u vlerësua nga revista amerikane Forbes në 4.2 miliardë dollarë (3.3 miliardë paund; 3.8 miliardë euro), dhe madje para se të vdiste, mbesa e saj kishte deklaruar se donte të shpërndante rreth 90% të trashëgimisë së saj.

Të mërkurën, 10,000 ftesa që synonin shtetas austriakë të përzgjedhur rastësisht filluan të mbërrinin në kutitë e postës në Austri.

Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në nismën e zonjës Engelhorn, e njohur si Këshilli i Mirë për Rishpërndarjen, mund të regjistrohen në internet ose me telefon. Nga grupi prej 10,000 austriakëve të cilët janë të gjithë të moshës mbi 16 vjeç, do të zgjidhen 50 persona, me 15 anëtarë zëvendësues të mundshëm, të cilët do të përzgjidhen në rast të braktisjes.

“Nëse politikanët nuk bëjnë punën e tyre, atëherë unë duhet ta rishpërndaj vetë pasurinë time”, shpjegoi ajo në deklaratën e saj.

“Shumë njerëz luftojnë për të përballuar jetesën me një punë me orar të plotë, dhe paguajnë taksa për çdo euro që fitojnë nga puna. Këtë e shoh si dështim të politikës dhe nëse politika dështon, qytetarët duhet të merren vetë me të. "

Përshtati: A. Mënalla/ Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH