Globi

HISTORI E RRALLË/ Martohet njëra prej motrave siameze që ndajnë të njëjtin trup

Shkruar nga Liberale
HISTORI E RRALLË/ Martohet njëra prej motrave siameze që

Histori e rrallë! Abby dhe Brittany, 34-vjeç janë dy motra siameze që fituan famë pas intervistës të Oprah Winfrey.

Në atë kohë binjaket siameze ishin 6 vjeç dhe shumë shpejt u kthyen në sensacion, me një trup të vetëm, funksionim normal të qarkullimit të gjakut dhe organe mëse vitale.

Dy motrat  befasuan njerëzit, me një serial televiziv “Abby & Brittany”, në të cilin ato shfaqnin çdo detaj nga jeta e tyre.

“Njerëzit na kanë parë me kuriozitet që nga dita kur kemi lindur, për arsye të dukshme. Por prindërit tanë nuk na lanë ta përdorim këtë si justifikim, ata na edukuan të besojmë se mund të bënim çfarë të donim”, thanë ato në episodin e parë.

Kur lindën vajzat, mjekët informuan prindërit se mund të vazhdonin me një operacion për t’i ndarë, por shtuan se kishte pak mundësi që njëra t’i mbijetonte operacionit. Por prindërit nuk ranë dakord për këtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH