Globi

Hëngrën e pinë në restorantin e peshkut, çifti ia mbath pa paguar faturën e majme, pronari publikon videon

Shkruar nga Liberale

Hëngrën e pinë në restorantin e peshkut, çifti ia

Një çift kanë darkuar në një restorant luksoz në qendër të Salernos dhe më pas kanë ikur pa paguar faturën. Sipas Tgcom ata u larguan nga restoranti, duke lënë pa paguar faturën prej 400 eurosh.

Por pronarët e lokalit pasi panë pamjet nga kamerat e sigurisë, publikuan imazhin e "dy mashtruesve", duke i kërkuar kujtdo që i njihte t'i ndihmonte me identifikimin.

Ata dolën jashtë me justifikimin për të pirë një cigare, pasi kishin ngrënë një vakt me bazë peshku me dy shishe shampanjë dhe më pas u zhdukën.

Pronarët e lokalit, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes, kanë bërë një apel social për identifikimin e dy “mashtruesve si dhe kanë paralajmëruar restorantet e tjera, mos t'u ndodhë e njëjta gjë. Më pas ata kanë kallëzuar rastin në Polici. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH