Globi

Harqe spektakolare dhe shpella, ajsbergu shpërbëhet nga i ngrohti

Shkruar nga Liberale

Harqe spektakolare dhe shpella, ajsbergu shpërbëhet nga i ngrohti

Erozioni po krijon "tipare dramatike" në ajsbergun më të madh në botë për shkak të ngrohtit.

“Ishte dramatike dhe e bukur për ta fotografuar, është jashtëzakonisht i madh. Në fakt mendoj se ne nuk mund ta imagjinojmë dot se sa i madh është, ne mund të dimë këtë gjë vetëm nga shkenca”, tha videografi Richard Sidey.

Ky është përfundimi në të cilën arriti një grup ekspedite, që udhëtoi deri në afërsi të ajsbergut me anije.

Ajsbergu po shpërbëhet nga ajri i ngrohtë dhe ujërat sipërfaqësore, ndërsa po largohet ngadalë nga Kontinenti i Bardhë.

Sipas studimeve, asjbergu u shkëput nga Antarktida në vitin 1986 dhe për disa vite me radhë qëndroi i palëvizur. Por shkencëtarët thonë se në vitet e fundit ajsbergu po lëviz masivisht, në shenjë që po shkrin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH