Globi

Gruaja shqiptare futet në shtëpinë e fqinjes, godet me thikë nënë e bijë në Itali

Shkruar nga Liberale

Gruaja shqiptare futet në shtëpinë e fqinjes, godet me thikë

Një 42 vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia italiane pasi ka tentuar të vrasë dy fqinjët e saj.

Sipas medieve italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Pavias, ku mësohet se gruaja ka shkuar në shtëpinë e fqinjes së saj të moshuar të Mërkurën rreth orës 18:30.

Pasi ka hyrë në banesën e tyre, ajo ka goditur me thikë kuzhine nënë e bijë, 90 dhe 62 vjeç. Të plagosurat ndodhen në spitalin e San Matteo në gjendje kritike për jetën. Ato kanë marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas fqinjëve 3 gratë nuk kanë pasur debate apo mosmarrëveshje më herët. 

“Ajo mund të vuajë nga ndonjë sëmundje, ose është përdoruese droge. S’ka pasur arsye, ka luajtur mendsh!”, shprehen fqinjë për guan shqiptare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH