Globi

"Gruaja më e guximshme në botë"/ Studentja iraniane sfidon regjimin, del dhe proteston e zhveshur, por arrestohet nga "policia e moralit"

Shkruar nga Liberale

"Gruaja më e guximshme në botë"/ Studentja iraniane

Ankthi po rritet për fatin e një studenteje iraniane, e cila mbeti me të brendshme jashtë universitetit që ndjek në Teheran të shtunën, si një shenjë proteste kundër rregullave të rrepta të vendosura nga "policia e moralit".

Vajza, pas aktit simbolik të protestës brenda kampusit të Universitetit Islamik Azad në Teheran, u arrestua dhe prej atëherë nuk dihet fati i saj.

Organizatat humanitare ankohen se studentja ka pësuar dhunë fizike dhe seksuale gjatë arrestimit dhe shprehin shqetësimin e tyre për kushtet në të cilat po mbahet. Në të njëjtën kohë, gazetari Habib Khan pretendon se vajza e re e quajtur Ahoo Daryaei është e sëmurë mendore dhe është dërguar në një klinikë psikiatrike.

Ndërkohë, vala e mbështetjes në rrjetet sociale është e madhe, ndërsa Amnesty International u bëri thirrje autoriteteve iraniane që ta lirojnë studentin “menjëherë dhe pa kushte”.

“Guximi për t’i dalë përballë shtypjes”, “Ndoshta gruaja më e guximshme në botë”, “Vajza nuk është e guximshme se u zhvesh, por se i dinte pasojat”, janë disa nga komentet e përdoruesve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH