Një grevë mbarëkombëtare nga disa sindikata të punëtorëve në Itali ka shkaktuar ndërprerjen e transportit publik, me autobusët dhe metrotë të pezulluara për katër orë dhe linjat ajrore që anuluan dhjetëra fluturime vendase dhe ndërkombëtare.
Sipas medieve italiane, punonjësit filluan grevën e tyre 8-orëshe në orën 09:00 me kohën lokale, duke kërkuar ndryshime në buxhetin e planifikuar të qeverisë dhe rritje të fondeve për sektorët kryesorë ekonomikë.
Sindikatat më të mëdha të Italisë kanë organizuar disa demonstrata në mbarë vendin, të cilët pritet të tërheqin punëtorë nga pothuajse çdo sektor i ekonomisë në vend. Sipas urdhëresës së ministrit të Transportit, Matteo Salvini, trenat po funksionojnë rregullisht, ndërsa punëtorët nga sistemi tjetër i transportit publik, si autobusët dhe metrotë, do të ndalin punën vetëm për katër orë.