Globi

Gjobë 21 mijë Euro, ja çfarë bëri shoferi që mori një ndëshkim të tillë

Shkruar nga Liberale
Gjobë 21 mijë Euro, ja çfarë bëri shoferi që

Një shofer, i cili nuk iu bind urdhrave të policisë dhe u arratis me makinë u gjobit jo pak, por plot 21,140 Euro nga policia në Greqi. Por çfarë ndodhi që autoritetet i vendosën një gjobë të tillë marramendëse. Jo vetëm që nuk iu bind urdhrit të policisë, por kaloi plot 12 semaforë të kuq.

Sipas Protothema, episodi në fjalë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Vouliagmeni. Oficerët e policisë po bënin kontroll të automjeteve kur dalluan makinën në fjalë që nuk kishte targa dhe kërkuan ta kontrollonin. Por shoferi nuk iu përgjigj urdhrit dhe u largua me shpejtësi duke kryer një seri shkeljesh rrugore: kaloi 12 semaforë të kuq, shpejtësi tej normave të lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë.

Megjithatë arratia i zgjati pak dhe shoferi u arrestua në Megara. Autoritetet i bllokuan edhe automjetin, që ishte dhe pa siguracion. Pas arrestimit shoferi u gjobit me 10,640 Euro dhe iu hoqën 150 pikë nga patenta. 10,500 Euro të tjera u vendosën si shifër për të paguar për heqjen e bllokimit të automjetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH