Globi

Giorgia Meloni e vendosur: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë!

Shkruar nga Liberale

Giorgia Meloni e vendosur: Marrëveshja për emigrantët me

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka deklaruar me bindje se qendrat e migrantëve, të ngritura në Shqipëri do të funksionojnë.

“Ka një zgjidhje, po punojmë për të”, tha Meloni gjatë një inteviste të zhvilluar së fundmi. 

“Unë nuk marr përsipër përgjegjësi që nuk i mbaj dot”, shtoi kryeministrja.

Sipas Melonit projekti është inovativ dhe “nuk është rastësi që i kushtohet vëmendje pothuajse nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.”

“Do të sjellë një ndryshim total në menaxhimin e flukseve migratore”, theksoi kryeministrja italiane.

Prandaj pritet vendimi nga Gjykata Supreme dhe Gjykata e Drejtësisë e BE-së.

“Në çdo rast jam duke punuar edhe për zgjidhje të tjera dhe në fund do të funksionojë”, tha Meloni e vendosur.

“Unë kam marrë parasysh se do të më duhej të punoja tre herë më shumë se paraardhësit e mi për të arritur rezultate. Unë jam e përgatitur, sidomos për emigracionin sepse e dija se do të kishtë një opozitë shumë të madhe”.

“Unë vazhdoj të kërkoj dhe do të gjej zgjidhje, projekti në Shqipëri do të funksionojë”, përfundoi Giorgia Meloni. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH