Teksa amerikanët presin rezultatet e zgjedhjeve, Uashingtoni është në gatishmëri të lartë për dhunë të mundshme nga mbështetësit e Trump, nga frika e një përsëritjeje të trazirave të Capitol në 2021.
Kur po pritet me ankth rezultati i kësaj gare historike presidenciale, Uashingtoni po përgatitet për më të keqen, sipas mediave amerikane.
Distrikti i Kolumbisë, po përgatitet për një tjetër sulm të dhunshëm të mbështetësve të Donald Trump, nëse ai humbet kundër Kamala Harris, shkruan BBC.
Masave të rrepta tashmë ekzistuese të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, i është shtuar një gardh metalik i zi prej më shumë se dy metra lartësi.
Autoritetet federale dhe lokale, kanë frikë nga skenat që të kujtojnë sulmin vdekjeprurës në Kapitol më 6 janar 2021.