Të paktën pesë vatra zjarri të ndryshme janë ende të ndezura rreth veriperëndimit të Los Anxhelosit, me i fundit që ka përfshirë kodrat ikonike të Hollivudit.
Dhjetë persona janë konfirmuar të vdekur, me më shumë se 130,000 të evakuuar në ato që janë bërë zjarret më shkatërruese në historinë e LA.
Shefi i zjarrfikësve në Kaliforni, David Acuna tha se kishte "zero përparim" në kontrollimin e zjarreve për shkak të erërave të forta dhe kushteve atmosferike të favorshme për përhapjen e flakëve.
Fotografët kanë kapur skena dramatike në të gjithë qytetin, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë për të kontrolluar flakët, të cilat shpërthyen fillimisht të martën, duke panikosur banorët./ LIberale.al