Me ardhjen në pushtet, Donald Trump është zotuar se do të godasë emigracionin e paligjshëm dhe tashmë duket se puna ka filluar.
Sipas medieve të huaja, ekipi i punonjësve kanë mbledhur një varg bovash në Rio Grande, që formon kufirin midis Teksasit dhe Meksikës, për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Trump ka rikthyer tashmë një program që do t’i detyrojë azilkërkuesit të presin në Meksikë derisa çështjet e tyre të dëgjohen në Amerikë.
Në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, presidenti amerikan shpalli një emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë dhe sugjeroi se ka në plan të ndryshojë përkufizimin e shtetësisë së të drejtës së lindjes.
Aktualisht, kushdo i lindur në SHBA konsiderohet të jetë shtetas, pavarësisht nga statusi i imigrimit të prindërve të tyre.
Megjithatë Trump duket se po kërkon të ndryshojë ligjin që fëmijët e migrantëve pa dokumente, të mos marrin nënshtetësinë.
Ai gjithashtu ka nënshkruar një deklaratë ku u jep autoriteteve fuqinë për të “zmbrapsur, riatdhesuar dhe larguar” emigrantët e huaj.