Disa ditë pasi premtoi “për ta bërë Amerikën të shëndetshme përsëri”, Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, së bashku me kandidatin e administratës së tij për sekretarin e Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., u fotografuan duke ngrënë hamburgerë dhe patate të skuqura McDonald’s.
“Të bëjmë Amerikën të shëndetshme sërish fillon nesër” , ishte mbishkrimi që ka vendosur Donald Trump Jr., djali i madh i manjatit, duke u përpjekur të bëjë shaka, në foton që ka postuar në Instagram nga kjo darkë, në avionin e të atit.
Trump, djali i tij, Musk dhe Kennedy shkuan së bashku në Neë York City të shtunën në mbrëmje për të marrë pjesë në një mbrëmje të arteve marciale të përziera (MMA) në Madison Square Garden.