Globi

FOTOLAJM/ Donald Trump i fut një "sy gjumë" në sallën e gjyqit në New York, fotoja virale

Shkruar nga Liberale

FOTOLAJM/ Donald Trump i fut një "sy gjumë" në

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump duket se nuk ka qenë aspak i interesuar për procesin gjyqësor penal që u mbajt në New York. 

Sipas disa gazetarëve të sallës së gjyqit, Trump dukej se kishte vështirësi për të mbajtur sytë hapur dhe në një moment mund ta ketë zënë gjumi.

Pas publikimit të fotos së tij, duke marrë një sy gjumë, reagimet kanë shumë të shumta, si në rrjetet sociale ashtu edhe nga personalitete të ndryshme.

Shumë e quajtën “Sleepy Trump”, një noftë që ia shpesh herë ia ka vënë rivalit të tij.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar për një të pandehur të zërë gjumi në gjyqin e tij, e lëre më në ditën e parë,” shkroi Preet Bharara, një ish-avokat i SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, i cili u shkarkua nga Trump.

“Trump e ka zënë gjumi në gjyqin e tij penal. “Sleeping Don duket se është shumë i vjetër dhe i mungon energjia për të qenë president”, tha avokati Tristan Snell./ Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH