Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik në Selcuk, Izmir të Turqisë. Studiuesit kanë zbuluar një varr që besohet se i përket një gladiatori romak nga shekulli i tretë. Ky varr i ripërdorur më vonë në shekullin e pestë pas Krishtit, përmbante eshtrat e 12 individëve.
Gërmimi, i autorizuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit me mbështetjen e institucioneve të ndryshme, drejtohet nga profesori i asociuar Sinan Mimaroglu nga Departamenti i Historisë së Artit të Universitetit Hatay Mustafa Kemal.
Ekipi i arkeologëve u befasua kur zbuloi varrin romak me dymbëdhjetë skelete. Varri, i studiuar nga profesori i asociuar Ertan Yildiz, është identifikuar se i përket një gladiatori romak të quajtur "Eufrat". Ai përmban mbishkrime epigrafike dhe tre relieve kryq të shtuar gjatë përdorimit të mëvonshëm në shekullin e pestë.
Ky varr besohet se daton në shekullin e tretë para Krishtit dhe është i ngjashëm me varret perandorake të gjetura në Stamboll, ishullin Marmara dhe Siri.
Zbulimi i varrit të këtij gladiatori të lashtë romak jo vetëm që hedh dritë mbi praktikat e varrimit të kohës, por gjithashtu pasuron të kuptuarit tonë për Efesin e hershëm dhe rëndësinë e tij historike. /Liberale.al/