Globi

FOTO/ Putini pritet me BUJË në Korenë e Veriut, dhuratat që i bëri Kim Jong Un-it

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Putini pritet me BUJË në Korenë e Veriut, dhuratat që

Presidenti rus Vladimir Putin, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Korenë e Veriut pas 24 vitesh, ku u prit nga ushëheqësi Kim Jong Un.

Mijëra koreano-veriorë duke brohoritur "mirë se erdhe Putin", u rreshtuan në bulevardet e gjera të qytetit duke valëvitur flamujt rusë dhe koreano-veriorë e buqeta me lule, teksa Putin filloi vizitën e tij të parë në Korenë e Veriut pas 24 vitesh.

FOTO/ Putini pritet me BUJË në Korenë e Veriut, dhuratat që

Kim tha se Koreja e Veriut synon të forcojë bashkëpunimin strategjik me Rusinë, sipas një raporti të agjencisë ruse Interfax, ndërsa shtoi se ai mbështet plotësisht operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Por mes Putin dhe Kim Jong Un nuk pati vetëm deklarata për mbështetje mes dy vendeve, por edhe shkëmbimesh dhurata.

Putin i ka dhuruar Kim një makinë luksoze, “Aurus” të prodhuar në Rusi dhe një set filxhanësh çaji.

FOTO/ Putini pritet me BUJË në Korenë e Veriut, dhuratat që

Kjo u bë e ditur nga ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, i cili nuk tregoi se çfarë dhuratash mori Putini, por la të kuptohet se ato ishin të lidhura me imazhin e presidentit, përfshirë buste.

FOTO/ Putini pritet me BUJË në Korenë e Veriut, dhuratat që

Dy liderët më pas nënshkruan partneritetin e ri strategjik për të zëvendësuar marrëveshjet e mëparshme të nënshkruara në 1961, 2000 dhe 2001, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH