Globi

FOTO prekëse! Këmbësori goditet për vdekje nga ambulanca: qeni kujdeset dhe ruan të zotin

Shkruar nga Liberale
FOTO prekëse! Këmbësori goditet për vdekje nga ambulanca:

Fotoja e një këmblsori, i cili u përplas për vdekje, dhe u postua në Facebook nga një kalimtare, është bërë virale.

Ngjarja u bë publike nga kalimtarja që ka fotografuar skenën ku ajo u gjend para mbrëmjes së enjte në rrugët e Conegliano (Treviso). Në fakt, një qen (emri i tij është Trovi) po ruante trupin e pronarit të tij, të mbuluar nga një cohë jeshile, i cili kishte vdekur pasi ishte goditur nga një ambulancë gjatë shëtitjes së tyre në mbrëmje.

Fotoja e publikuar në Facebook është bërë virale sepse në pritje të policisë, të gjithë u larguan përveç qenit që ruante të zotin derisa mbërriti ambulanca tjetër për ta marrë.

Adriano Canzian, 75 vjeç, vdiq por qeni tij nuk e braktisi as kur ai ndërroi jetë.

Qeni ka qëndruar pranë tij deri në fund. “Dhe pastaj thoni që janë vetëm qen...”, përfundon kalimtarja në postimin e saj.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH