Globi

FOTO/ Makina e saj përplaset me një kamion në autostradë. Humb jetën 20-vjeçarja

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Makina e saj përplaset me një kamion në autostradë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, më 19 qershor, në orën 22:30 në autostradën A4 , pak pas zonës së shërbimit Arino di Dolo, në Venecia: ku humbi jetën një vajzë 20-vjeçare, Shakira Galli, kurse bashkëshorti i saj është plagosur, i së njëjtës moshë.

FOTO/ Makina e saj përplaset me një kamion në autostradë.

Dy të rinjtë, në bordin e një Fiat Panda, janë përplasur me mjetin e rëndë pak para devijimit për A57. Kamioni u ndalua në vendpushimin kur filloi të dilte në rrugë pikërisht në momentin që çifti i ri po kalonte me makinë. Kështu, përplasja ishte e pashmangshme, ku Panda u godit në anën e majtë dhe u përplas në anën e djathtë, ku vajza ishte e ulur. Ndihma e parë u dha nga një zjarrfikës kalimtar nga Udine, fatkeqësisht, pavarësisht ndihmës, mjekut iu desh të deklaronte vdekjen e të resë 20-vjeçare.

Drejtuesi i Fiat Panda mbeti i plagosur lehtë dhe u transferua në spital dhe doli vonë mëngjesin e sotëm të 20 qershorit. Drejtuesi i mjetit të rëndë ka mbetur i padëmtuar. Policia dhe personeli ndihmës i CAV-së janë në vendngjarje. Gjatë operacionit të shpëtimit autostrada ka mbetur e bllokuar. Operacionet e shpëtimit të zjarrfikësve përfunduan gjysmë ore pas mesnate.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH