Personi në foto është Renis Fejzolli i cili është qëlluar me armë zjarri në zonën e Votanikos në Athinë është nga fshati Barç, vetëm pak kilometra larg nga qyteti i Korçës.
Sipas policisë greke në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja të kalibrit 9mm.
Mediet greke raportojnë se i riu më herët ka qenë i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.
Autorët kanë qenë në një mjet dhe kanë qëlluar në lëvizje Fejzollin, duke e lënë të plagosur rëndë.
Pista kryesore sipas policisë greke është ajo e pazareve të drogës.