Globi

FOTO/ Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter feston 100-vjetorin e lindjes

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter feston 100-vjetorin e lindjes

Jimmy Carter, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, mbushi sot plot 100 vjeç, duke u bërë presidenti i parë që feston 100 vjetorin e lindjes. 

Carter ishte president nga viti 1977 deri në vitin 1981 dhe për 19 muajt e fundit ai ka qenë në një spital në shtetin e tij të Xhorxhias, sipas  medieve të huaja. 

FOTO/ Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter feston 100-vjetorin e lindjes

Ish-fermeri, i cili fillimisht hyri në politikë në vitet 1960 si senator shtetëror, “është i angazhuar emocionalisht dhe ka ende përvoja të lumtura dhe dashuri,” tha nipi i tij Jason në Shtator.

FOTO/ Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter feston 100-vjetorin e lindjes

“Unë thjesht po përpiqem të votoj për (kandidaten demokrate për presidente) Kamala Harris” në zgjedhjet e nëntorit, ishin këto fjalët e Carter që u transmetuan nga nipi i tij.

FOTO/ Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter feston 100-vjetorin e lindjes

Carter, një demokrat, mbikëqyri momentet kryesore brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë Marrëveshjet e Camp David, një marrëveshje paqeje midis Egjiptit dhe Izraelit dhe krijimin e Departamentit të Energjisë, Departamentit të Arsimit dhe Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH