Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump hyri në kuzhinën e një McDonald's në Pensilvani dhe filloi të përgatiste porositë e klientëve, si pjesë e qëndrimit të tij të fushatës në shtet.
“Unë e dua kripën... gjysmë minutë, e lë pak”, thotë ai teksa përgatit patatet e skuqura, përpara se t’i hedhë kripë.
“Jam shumë proaktiv”, thotë ai duke bërë lëvizje në kuzhinë.
Presidenti republikan u flet familjeve dhe fëmijëve që përgatiten për të porositur, me një buzëqeshje. Duke iu afruar vitrinës së dyqanit për t'u shërbyer klientëve të tij të parë, ai thotë:
"Nuk është një situatë normale, apo jo?"
“Do të jetë (ushqimi) më i miri – e kam bërë vetë”, shton ai. "Kjo është kënaqësi, unë mund ta bëj këtë gjatë gjithë ditës - e dua këtë punë."
I pyetur nëse ka porositur ndonjë gjë vetë, ai tha: “Do të marr patjetër patate të skuqura për fluturimin.
Trump duket se në këtë fazë po bën gjithçka në fuqinë e tij për të rritur shanset e tij për fitore në të ashtuquajturat shtete kritike, shtete të lëkundura, si Pensilvania, pasi kundërshtarja e tij, Kamala Harris, kryeson me dy pikë në sondazhin e fundit përpara zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA.