Globi

FOTO HISTORIKE/ Broshura e ankandit të skllevërve në vitin 1855, koha kur njerëzit shiteshin ende si ‘pronë’

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Broshura e ankandit të skllevërve në vitin 1855,

Kjo broshurë e vitit 1855 flet për një ankand të skllevërve në New Orleans, organizuar nga firma “J.A. Beard & May” dhe tregon se koha kur njerëzit shiteshin e bliheshin në treg nuk ka qenë e largët.

Broshura është dixhitalizuar nga Bibliotekat e Universitetit të Pensilvanisë dhe është e disponueshme përmes Arkivit të Internetit.

"Kushtet" në faqen e parë të broshurës së ankandit tregojnë se si struktura financiare rreth blerjes së njerëzve të skllavëruar kishte evoluar nga mesi i viteve 1850. Blerësit që bënin biznes me “Beard & May” duhej të siguronin një paradhënie prej një të tretën e çmimit dhe mund të paguanin pjesën e mbetur me kredi; shitësi do të fitonte 8% interes "në rast të mospagesës në maturim". Për blerësit që nuk ishin mjaftueshëm të pasur për të blerë njerëz, kërkohej të jepej si garanci prona të paluajtshme.

Komentet e broshurës së ankandit për shëndetin si "i sëmurë"; "i lënduar lehtë në kokë", përcjellin një ndjenjë ndershmërie në reklamim.
Siç shkroi historiani Walter Johnson, blerësit ishin dyshues ndaj tregtarëve dhe krenoheshin me aftësinë për të dalluar nëse një person në shitje duhet të ishte "i fortë", "i shëndetshëm", "i madh" ose " i gatshëm për të punuar.” Çuditërisht askush nuk interesohej që të ishte “i zgjuar”.

Ashtu si tregtarët e tjerë, Beard & May u ofroi blerësve akses përpara ankandit, në mënyrë që ata të mund të bënin vlerësimet e tyre duke pyetur dhe ekzaminuar fizikisht njerëzit për shitje.

FOTO HISTORIKE/ Broshura e ankandit të skllevërve në vitin 1855,

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH