Globi

FOTO/ Hipi majë shkëmbit për të bërë "selfie", humb jetën tragjikisht vajza e re

Shkruar nga Liberale

Një 39-vjeçare ruse, Inessa Polenko vdiq tragjikisht në Gjeorgji, kur u rrëzua nga një lartësi prej 50 metrash, teksa po bënte një 'selfie'nga maja e një shkëmbi.

Sipas medieve tē huaja, aksidenti ndodhi në rajonin Gakri të Abkhazisë në një shkëmb me pamje nga Deti i Zi.

FOTO/ Hipi majë shkëmbit për të bërë

39-vjeçarja ndërroi në spital ku u dërgua e plagosur rëndë. Polenko ka postuar shpesh në rrjetet sociale nga udhëtimet e saj nëpër botë së fundmi në Dubai, Egjipt dhe Krime.

Hetimi për rrethanat e sakta të vdekjes së 39-vjeçares estetiste, e cila kishte disa klientë si në Moskë, ashtu edhe në resortin rus të Soçit, ku jetonte, po vijojnë nga autoritetet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH