Globi

FOTO E DITËS: Pas disfatës në zgjedhjet europiane, francezët i thonë MACRON-it “Manu tchao”

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Pas disfatës në zgjedhjet europiane, francezët

Një fotomontazh, që tregon presidentin francez, Emmanuel Macron "duke pozuar" me rrobat e këngëtarit të njohur franko-spanjoll, Manu Chao është bërë virale në rrjet. 

Në këtë fotomontazh, Macron shfaqet i ulur në një shkallë, i veshur me rrobat e këngëtarit, me mbishkrimin “Manu Tchao”, duke dashur të tregojë se francezët po përgatiten t’i thonë lamtumirë, pas disfatës së rëndë të zgjedhjeve europiane tre ditë më parë. 

FOTO E DITËS: Pas disfatës në zgjedhjet europiane, francezët

Fotoja u bë shumë shpejt virale dhe shumë francezë e ripostuan atë në rrjetet e tyre sociale.

Edhe pse presidenti francez ka mohuar skenarët e dorëheqjes së tij, edhe nëse aleanca e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen me partitë fqinje fiton zgjedhjet, shumë francezë duket se nuk e kundërshtojnë mundësinë për t'i thënë "mirupafshim" atij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH