Miliona qytetarë amerikanë kanë dalë sot për të votuar në qendrat e votimit, ku do të zgjedhin kandidatin e tyre të preferuar për president të SHBA-ve.
Duket se gara mes demokrates Kamala Harris dhe republikanit, Donald Trump është shumë e fortë.
Fillimisht qendrat e votimit u hapën në Vermonte, Virxhinia, New York, Indiana, Kentucky, Maine, New Jersey,
Analistët dhe komentuesit nëpër studio televizive po komentojnë nëse Amerika do të ketë presidenten e parë GRUA apo një rikthim të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë? Këtë do e mësojmë në orët në vijim.