Globi

Foshnja lind me bisht dhjetë centimetra! Mjekët: Përbëhet nga elementë yndyrë, kërc dhe eshtra

Shkruar nga Liberale

Foshnja lind me bisht dhjetë centimetra! Mjekët: Përbëhet

Një rast i rrallë është regjistruar në Kinë dhe në internet është shfaqur një video e një foshnje me bisht prej dhjetë centimetrave.

Nëna ka lindur në një spital fëmijësh në qytetin Hangzhou dhe ekspertët mjekësorë besojnë se “teprica” është rezultat i sindromës të palcës së lidhur kurrizore.

Në kushte normale, palca kurrizore ndodhet në kanalin kurrizor, duke lejuar lëvizjen dhe funksione të tjera.

Megjithatë, në rastet e palcës kurrizore të lidhur, ka disa kufizime, pra probleme neurologjike, transmeton metro.co.uk.

Kjo nuk është hera e parë që një fëmijë lind me bisht në Kinë dhe raste të pazakonta janë raportuar në vende të tjera të botës.

Ekzistojnë të ashtuquajturat bishta të vërtetë të njeriut që hiqen lehtë, pa efekte të mbetura, si dhe pseudo bishta, karakteristikë e të cilëve është se përbëhen nga elementë yndyrë, kërc dhe eshtra. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH