Globi

Flet 87-vjeçari i cili fiton 64 milionë Euro në loto, por shifrat e publikuara në gazetë ishin gabim: Rrezikova atak në zemër!

Shkruar nga Liberale

Flet 87-vjeçari i cili fiton 64 milionë Euro në loto, por

Një pensionist 87-vjeçar nga Roma ka blerë një biletë Superenalotto. Një ditë pas shortit, ai bleu një gazetë lokale dhe në faqet që raportonin numrat e tërhequr, kuptoi se kishte fituar. Plot 64 milionë e 200 mijë euro. I bindur se ishte bërë i pasur kur, duke shkuar te shitësi i biletave, ky i fundit i tha se numrat e tërhequr nuk ishin ato të shkruara në gazetë. Gazeta kishte botuar një sekuencë të gabuar sipas La Repubblica.


“Për pak rrezikova një atak në zemër” - i tha ai -, ku shfaqen edhe fotot e biletës së burrit dhe faqja me numrat e nxjerrë të gazetës lokale. Gazeta raporton edhe fjalët e pensionistit: “Isha i bindur se isha bërë i pasur. Dhe në vend të kësaj unë për pak rrezikova një atak në zemër."

Në detaje, kur bleu biletën, burri zgjodhi dy sekuenca numrash për shortin e orës 20:00 të së martës. Dhe numrat përkonin me ato të lexuara në faqet e gazetave. Pastaj surpriza e keqe te shitësi i biletave. “Në moshën që kam rrezikova edhe atak në zemër”, ka përsëritur 87-vjeçari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH