Globi

Finlanda paralajmëron: Rusia po përgatitet për një luftë të gjatë me Perëndimin!

Shkruar nga Liberale

Finlanda paralajmëron: Rusia po përgatitet për një

Kryeministri i Finlandës Petteri Orpo deklaroi se Rusia është duke u përgatitur për një konflikt të gjatë me Perëndimin, por nuk është e pathyeshme.

Orpo ka folur të mërkurën në Parlamentin Evropian për rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, pasi Vladimir Putin u zotua të dërgojë trupa në kufirin Rusi-Finlandë në përgjigje të pranimit të Finlandës në NATO.

Udhëheqësi rus tha në një intervistë se pranimi ishte “një hap absolutisht i pakuptimtë nga pikëpamja e sigurimit të interesave kombëtare të Finlandës, shkruan Sky News.

“Rusia duket se po përgatitet për një konflikt të gjatë me Perëndimin”, u tha Orpo eurodeputetëve, por shtoi: “Rusia nuk është e pathyeshme”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH