Debati i parë mes kandidatëve për president të SHBA-së Kamala Harris (demokrate) dhe Donald Trump (republikan) do të mbahet në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia, Pensilvani, në orën 21:00 të së martës në darkë, ndërsa në Shqipëri do jetë ora tre e mëngjesit të së mërkurës.
Ky debat do të organizohet dhe transmetohet nga rrjeti televiziv ABC, të cilin Trump e ka sulmuar vazhdimisht muajt e fundit, duke e akuzuar si të njëanshëm dhe duke e kërcënuar disa herë për t’u tërhequr nga debati.
Krahasimi mes dy kandidatëve është veccanërisht i rëndësishëm edhe sepse në këtë moment, kur kanë mbetur më pak se dy muaj deri në votimin e 5 nëntorit, kandidatët gjenden në një pozicion të barabartë përkrahje nga votuesit.
Ky është debati i dytë dhe tani për tani i fundit, nga sa janë miratuar muaj më parë nga të dy partitë, kur kandidat për demokratët ishte ende Joe Biden. Përballja e parë, në fund të muajit qershor, rezultoi katastrofike për Biden, duke i dhënë fund kandidaturës së tij.
Rregullat janë të njëjta si në debatin e parë; gjithccka do zgjasë nëntëdhjetë minuta, nuk do të ketë publik në sallë, kandidatët do qëndrojnë në këmbë, Harris në të djathtë të ekranit dhe Trump në të majtë. Ata nuk do komunikojnë me askënd nga stafi i tyre, as përgjatë dy pauzave të reklamës, të cilat zgjasin vecc tre minuta. Ata do të kenë një fletë të bardhe letre, një stilolaps dhe një shishe me ujë, nuk do të kenë asnjë shënim me vete.
Nuk do të ketë ujëra apo fjalë të përgjithshme, të dy kandidatët do jenë të detyruar të tregohen konciz, pasi kanë vetëm dy minuta koha për t’iu përgjigjur pyetjes.
Trump do të flasë i dyti, pasi rendi i debatit u vendos me short. Kur Harris të fillojë të flasë, Trump do e ketë mikrofonin e mbyllur dhe anasjelltas.
Debati do të moderohet nga David Muir, i World News Tonight dhe prezantuesi i ABC News, Linsey Davis. Dy gazetarët mund të përdorin qasje të ndryshme nga ato që janë përdorur më parë nga kolegët e tyre, ku në disa raste janë edhe kritikuar për mënyrën se nuk kanë nënvizuar abuzimet e hedhura më parë nga kandidatët për President të SHBA-ve.
Megjithatë, nuk do të ketë kontroll të plotë të fakteve në kohë reale.
Ky debat do të transmetohet edhe nga mediat e tjera amerikane, sigurisht nën siglën e ABC-së./Përgatiti Liberale.al