Globi

Çfarë do të thotë një PRESIDENCË e dytë e DONALD TRUMP për NATO-n? "Armiqësia" e tij e vjetër me Aleancën

Shkruar nga Liberale

Çfarë do të thotë një PRESIDENCË e dytë e

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, fitoi zgjedhjet paraprake republikane në New Hampshire të martën, duke mundur rivalen, ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley. Pas fitores Trump u kthye në kryefjalën e mediieve ndërkombëtare, duke aluduar se ish-presidenti i SHBA-ve mund të kthehet sërish në krye të Shtëpisë së Bardhë. 

Ivo Daalder, ish-ambasador i SHBA-së në NATO, njëkohësisht  CEO i Këshillit të Çikagos për Çështjet Globale dhe mikpritës i podcast-it javor “World Review with Ivo Daalder”, ka folur pikërisht për rizgjedhjen e Trump si President të SHBA-ve.

"Si një ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në NATO, më pyesin shpesh nëse mendoj se rizgjedhja e ish-presidentit Donald Trump në nëntor do të nënkuptonte fundin e NATO-s dhe përgjigja që jap është: Po dhe jo."- u shpreh Daalder. 

"Po, zgjedhja e Trump do të nënkuptonte një ndryshim thelbësor për NATO-n, pavarësisht nëse ai vendosi të tërhiqej nga ajo apo jo. Por jo, aleanca nuk do të përfundonte domosdoshmërisht. Më lejo të shpjegohem.

Armiqësia e Trump ndaj NATO-s, në të vërtetë, ndaj të gjitha aleancave të sigurisë së Amerikës në mbarë botën, është e njohur mirë. Kur ai kandidoi për herë të parë për president, ai shpesh thërriste se NATO " është e vjetëruar " dhe pasi ishte në detyrë, ai vazhdimisht kërcënoi se do të tërhiqej prej saj. 

Më vonë, Trump informoi Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,

"Duhet të kuptoni se nëse Evropa është nën sulm, ne nuk do të vijmë kurrë t'ju ndihmojmë dhe t'ju mbështesim", tha një zyrtar i BE-së i pranishëm në takim. Ai më pas shtoi: “Meqë ra fjala, NATO ka vdekur dhe ne do të largohemi, do të dalim nga NATO”.

Dhe ndërsa pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë në vitin 2022 u kujtoi shumë njerëzve vlerën dhe rëndësinë e NATO-s, si dhe atë të angazhimit të SHBA-së për sigurinë evropiane. Trump mori një mësim tjetër. 

Duke e quajtur presidentin rus Vladimir Putin "të zgjuar", "të ditur" dhe "gjeni", ai pretendoi se nëse i jepej mundësia, ai mund t'i jepte fund luftës në "një ditë" duke ndërprerë të gjithë ndihmën e SHBA-së për Ukrainën dhe duke i thënë Kievit të bënte një marrëveshje me Moskën.

Sot, mospëlqimi i Trump për NATO-n mbetet i pazbutur dhe nëse ai do të kthehej në Zyrën Ovale, nuk ka dyshim se do të vazhdonte me këtë", tha ish-ambasador i SHBA-së në NATO, Ivo Daalder. Përgatiti A.Mënalla/ Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH