Globi

Familja po shëtiste në pyll, BEFASOHEN nga ajo që zbulojnë!

Shkruar nga Liberale

Familja po shëtiste në pyll, BEFASOHEN nga ajo që zbulojnë!

Një familje duke ecur në një shteg në Teksas këtë fundjavë, bëri një zbulim befasues, kur panë një foshnjë të porsalindur të braktisur, të mbështjellë me një peshqir.

Foshnja e gjetur mbrëmjen e së shtunës ishte "i sapolindur" me mbetjet e kordonit të kërthizës ende të pranishme, thanë autoritetet.

Familja thirri menjëherë zyrtarët e urgjencës. Foshnja ishte në gjendje stabël në një spital në Katy, Teksas, tha të shtunën Zyra e Sherifit të Qarkut Harris.

Një "mashkull i panjohur" e kishte lënë foshnjën në një urë të vogël, tha zyra e sherifit, por ata nuk kishin ende një të dyshuar.

Rreth orës 9:00 me orën lokale, Daniela Fedele ishte duke ecur në shteg me burrin e saj, vajzën trevjeçare dhe qentë e tyre kur vuri re diçka.

“Vura re dy këmbë të vogla që lëviznin…dhe i bërtita burrit tim, 'Oh zot, një bebe, një bebe!'”, tha zonja Fedele për stacionin televiziv lokal KHOU . Burri i saj lajmëroi menjëherë shërbimet e urgjencës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH