Globi

Sulmet e fundit ruse godasin Odesën, tre të vrarë dhe disa të plagosur – Zelensky kërkon ndërhyrje nga Perëndimi

Shkruar nga Liberale

Sulmet e fundit ruse godasin Odesën, tre të vrarë dhe disa

 Tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore ruse gjatë natës në qytetin portual të Odesës, në Ukrainën jugore. Sulmet ndodhën pavarësisht zhvillimeve të fundit diplomatike, përfshirë bisedimet për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës të mbajtura në Stamboll.

Forcat ruse lëshuan gjithsej 315 dronë kundër objektivave ukrainase, prej të cilëve 213 u asgjësuan nga mbrojtja ajrore e vendit, sipas autoriteteve ukrainase.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi menjëherë pas sulmeve, duke i bërë thirrje aleatëve perëndimorë për veprime konkrete ndaj Moskës. Sipas tij, mbështetja politike dhe ushtarake ndaj Ukrainës është jetike në këtë moment vendimtar.

Sulmet e fundit vijnë pasi Rusia paralajmëroi “hakmarrje të ashpër” pas një sërë goditjesh ukrainase në territorin rus, të cilat, sipas Kievit, janë përgjigje ndaj agresionit rus që nisi në shkurt të vitit 2022.

/S.B/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH