Globi

Erdogan pranon humbjen e zgjedhjeve në Turqi: Nuk është fundi për ne, por një pikë kthese!

Shkruar nga Liberale
Erdogan pranon humbjen e zgjedhjeve në Turqi: Nuk është fundi

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim për qytetarët, pasi humbi në zgjedhjet lokale.

Pavarësisht rezultateve jo të favorshme, të arritura në këto zgjedhje, Edrogan tha se 31 Marsi nuk është fundi, por vetëm një pikë kthese.

“31 marsi për ne nuk është fundi, është një pikë kthese”.

“Edhe pse ende nuk janë finalizuar, rezultatet e sondazhit tregojnë se ne kemi humbur terren në të gjithë vendin. Natyrisht, arsyet e kësaj rënieje do t’i analizojmë në nivel lokal. Aty ku humbasim, aty ku kemi mbetur prapa, do të identifikojmë arsyet dhe do të bëjmë ndërhyrjet e nevojshme”, tha ai.

Presidenti turk mes të tjerash, hodhi poshtë skenarët e zgjedhjeve të parakohshme pas rezultatit të zgjedhjeve, duke thënë se “Turqia ka më shumë se katër vjet përpara nga zgjedhjet e ardhshme, për të cilat duhet të jetë e përgatitur”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH