Globi

EMRI/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në një park në Athinë, e kapin 3 plumba në bark

Shkruar nga Liberale
EMRI/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në një park në

Një i ri shqiptar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 04:00 të mëngjesit të 2 shkurtit, në një park në rrugën Sidirokastro në zonën e Botanikos.

Renis Fajzolli ka mbetur i plagosur me tre plumba në bark. Pas plagosjes ai ka marrë makinën e tij dhe ka arritur që të shkojë deri tek një patrullë policie që të kërkojë ndihmë. 34-vjeçari është dërguar në spitalin e Giorgos Gennimatas, ku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e plumbave. 

Mediat greke raportojnë se autorët kanë hipur në një mjet, më pas i janë afruar 34-vjeçarit dhe e kanë qëlluar tre herë dhe plumbat e kanë kapur në bark. Hetimet e policisë për zbardhjen e ngjarjes po vazhdojnë, ndërsa ende nuk dihen autorët e plagosjes së shqiptarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH