Globi

EMRI/ Iu zhvati 140 mijë euro të moshurave përmes mashtrimit, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Iu zhvati 140 mijë euro të moshurave përmes mashtrimit,

Një 48-vjecar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, i dyshuar si pjesëtar i një grupi kriminal që mashtronte të moshuar në Igumenicë të Greqisë, duke iu zhvatur para. 

Autoritetet greke kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin Xhezo Zote nga Konispoli.

Nga hetimet e policisë greke rezulton se Zote ka arritur të marrë para kesh dhe bizhuteri në vlerën 140 mijë euro, duke mashtruar në dy raste të moshuarit në Igumenicë.

Më konkretisht bashkëpunëtorë të tij, përmes takimeve personale por edhe telefonatave, kanë kontaktuar me shtetas të moshuar në dy raste, duke pretenduar se familjarë të këtyre të fundit kishin pësuar aksident rrugor dhe se ishte e nevojshme pagesa për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale.

Më pas në banesën e tyre ka shkuar 48-vjecari Xhezo Zote, i cili në një rast të ndodhur në 18 Maj, ka marrë 100.000 euro dhe 10 monedha ari nga një shtetas i moshuar, ndërsa në 9 Maj ka marrë 2.050 euro dhe bizhuteri në vlerën 30.000 euro nga një zonjë e moshuar.

Vlera totale e marrë përmes mashtrimit, sipas policisë greke llogaritet në rreth 140.000 euro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH