Kronikë

EMRI/Aksidenti tragjik i merr jetën 25- vjeçarit shqiptar në Greqi, makina që drejtonte u përplas me pemën dhe bëhet copash

Shkruar nga Liberale
EMRI/Aksidenti tragjik i merr jetën 25- vjeçarit shqiptar në

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Halkidiki të Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e një 25 vjeçari shqiptar.

Sipas medieve greke, ngjarja ndodhi në aksin Nea Fokaia-Sani, ku mjeti me targa NZP – 4087 i drejtuar nga Roberto Pojani 25 vjeç, nga fshati Pojan i Maliqit, humbi kontrollin për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë.

Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 25 vjeçari shqiptar, i cili udhëtonte i vetëm në makinë. Policia po heton shkaqet e aksidentit fatal për të riun nga Shqipëria.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH