Globi

Ekzekutohet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset edhe i mituri

Shkruar nga Liberale

Ekzekutohet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në

Kryebashkiaku i Arenillas, Eber Ponce Rosero, ndërroi jetë pasi u qëllua me pesë plumba teksa po lëvizte me makinë me djalin e tij të mitur drejt juglindjes së Ekuadorit, shkruajnë mediet e huaja. 

Ishte Shoqata e Komunave të Ekuadorit (AME) ata që njoftuan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale për ngjarjen e rëndë.

“Me pikëllim njoftojmë vdekjen e kryetarit tonë të dashur të Arenillas,” njoftoi AME, duke shpjeguar se ngjarja ndodhi pas orës 16:30 (koha lokale) kur kryebashkiaku 45-vjeçar u sulmua nga një burrë, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Sipas asaj që raportoi gazeta ekuadoriane “El Comercio”, nuk është e qartë nëse kryebashkiaku ishte kërcënuar më herët.

Policia e Ekuadorit përmes një komunikate tha se “ngjarja e dhunshme” e regjistruar në Arenillas “rezultoi me tre plagë me armë zjarri, I plagosuri u transferua në një qendër mjekësore, ku fatkeqësisht u konfirmua vdekja e kryebashkiakut. Djali i tij i mitur u plagos por pa rrezik për jetën”.

Theksojmë se në Ekuador, shtet i Amerikës Latine, vrasjet e politikanëve janë një dukuri e zakonshme.

Ekuadori prej kohësh po përjeton epokën e tij më të përgjakshme për shkak të trafikut të drogës dhe bandave lokale, të cilët janë në luftë oër kontrollimin e rrugëve, burgjeve dhe rrugëve të drogës.

Kujtojmë se në gusht të 2023 u ekzekutua kandidati për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio. Ekzekutim i cili solli një zinxhirë vrasjesh në radhët e politikanëve vendas.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH