Ekipi i fushatës së Donald Trump ka paraqitur një ankesë në Komisionin Federal të Zgjedhjeve të SHBA (FEC), ku akuzon Partinë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar për “ndërhyrje të huaj” në zgjedhje.
Sipas medieve të huaja, ankesa citon raportet e mediave në lidhje me takimet midis Laburistëve dhe ekipit të fushatës së Harris, si dhe përpjekjet vullnetare të aktivistëve laburistë në SHBA.
Ligji amerikan thotë se shtetasit e huaj nuk mund të paguhen për të marrë pjesë në aktivitetin e fushatës.
Ankesa e fushatës së Trump tregon për një postim në LinkedIn nga Sofia Patel, kreu i operacioneve të Laburistëve, në të cilin ajo tha se rreth 100 anëtarë të stafit aktual dhe të mëparshëm do të shkonin në SHBA.
Në postim thuhej se kishte “10 vende të disponueshme” për këdo që dëshironte t’u bashkohej atyre dhe se “ne do të sigurojmë strehimin tuaj”.
Ekipi i Trump thotë se “Partia Laburiste e së majtës ekstreme ka frymëzuar politikat dhe retorikën e rrezikshme liberale të Kamalës”.