Globi

E TRISHTË/ Modelja goditet për vdekje nga treni teksa po realizonte një fotosesion

Shkruar nga Liberale

E TRISHTË/ Modelja goditet për vdekje nga treni teksa po realizonte

Modelja e njohur, Cinthya Nayeli Higareda Bermejo është goditur për vdekje nga një tren teksa ajo po realizonte një fotosesion.

Sipas medieve të huaja, ngjarja e rëndë ku 30-vjeçarja gjeti vdekjen ka ndodhur në Zacoalco de Torres pranë Guadalajara në Meksikën perëndimore.

E reja nga Venezuela kishte planifikuar të kishte trenin me lëvizje të shpejtë në sfondin e fotove të saj. Dyshohet se treni fillimisht i kapi rrobat modeles, duke i shkaktuar vdekjen asaj.

E TRISHTË/ Modelja goditet për vdekje nga treni teksa po realizonte

Policia ka mbledhur deklaratat e dëshmitarëve, të cilët kanë qenë të pranishëm në fotosesionin e 30 vjeçares, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Bazuar në informacionet që kemi deri më tani, viktima po merrte pjesë në një fotosesion me një person që tashmë e kemi intervistuar dhe disa dëshmitarë të tjerë në vendngjarje”– tha prokurori i shtetit të Jalisco, Joaquin Mendez Ruiz.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH