Magazinë

E TRISHTË! Humb jetën shkrimtarja më e njohur kineze, dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Shkruar nga Liberale

E TRISHTË! Humb jetën shkrimtarja më e njohur kineze, dyshohet se

Chiung Yao, novelistja më e njohur në botë në gjuhën kineze, njoftohet se ka vdekur në dukje nga vetëvrasja.

Trupi i 86-vjeçares u gjet në shtëpinë e saj në New Taipei City të mërkurën, raportojnë mediat lokale. Shërbimet e urgjencës thanë se ajo ka kryer vetëvrasje.

Chiung Yao filloi të shkruante në moshën 18-vjeçare dhe botoi më shumë se 60 romane, shumë prej të cilave u përshtatën në filma dhe seri televizive dhe mbetën të njohura për dekada.

Ajo ishte gjithashtu një skenariste dhe producente e suksesshme. Një nga veprat e saj më të famshme ishte drama televizive My Fair Princess, e cila nisi karrierën e yjeve të mëdhenj.

Një postim në llogarinë e saj në Facebook të mërkurën shkruante: "Lamtumirë të dashurit e mi. Ndihem me fat që ju kam takuar dhe njohur në këtë jetë".

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ky postim ishte publikuar para apo pas gjetjes së trupit të saj.

Chiung Yao u kërkoi të rinjve "të mos heqin dorë lehtë nga jeta" dhe të përballen me vdekjen. Po ashtu ajo u ka kërkuar ndjekësve të saj që të mos jenë të trishtuar për të.

Prej disa dekadash shkrimtarja nuk ishte më aktive dhe herën e fundit që ishte në media ajo përmendej për një konflikt me fëmijët e burrit të saj ,mbi mënyrën e trajtimit të sëmundjeve të tij.

Chiung Yao ka jetuar në Kinë shumicën e jetës por ishte vendosur bashkë me familjen në Taivan gjatë luftës Sino-Japoneze./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH