Globi

E TMERRSHME/ Luani sulmon dy vëllezërit, humb jetën njëri prej tyre

Shkruar nga Liberale

E TMERRSHME/ Luani sulmon dy vëllezërit, humb jetën njëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni të shtunën, ku dy vëllezër janë sulmuar egërsisht nga një luan, me pasojë vdekjen e njërit prej tyre.

Sipas medieve të huaja, dy vëllezërit kishin shkuar në shëtitje duke kërkuar në mal në zonën e Georgetown kur u sulmuan.

18-vjeçari ka telefonuar autoritetet për të raportuar se ai dhe vëllai i tij më i madh janë sulmuar nga luani. Sapo kanë mbërritur policët kanë parë vëllain e vogël me lëndime në fytyrë.

Rreth 15 minuta më vonë, ata panë luanin në majë të trupit të pajetë të 21-vjeçarit, raportoi SkyNews.

Në pamjen e policisë, luani u largua me vrap. Që atëherë zbutësit e kanë kërkuar atë, për të parandaluar një tjetër tragjedi.

Vlen të theksohet se kanë kaluar 20 vjet nga hera e fundit që një luan vrau një person në vend. Vdekja e fundit ishte në vitin 2004 në Orange County. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH