Globi

E RËNDË/ Zjarri "përpin" dy apartamente, humbin jetën 4 persona

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Zjarri "përpin" dy apartamente, humbin

Të paktën katër persona kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në Paris të Francës. 

“Le Figaro”, shkruan se bazuar në burime policore thuhet se një zjarr ka rënë në mesnatë në një pallat pranë “Bulevardit të Italianëve” në lagjen 2 të Parisit.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë shuar zjarrin që përfshiu katin e 6-të dhe të 7-të të pallatit.

Në orët e para të mëngjesit ekipet e shpëtimit gjetën trupat e pajetë të 3 personave në banesën ku shpërtheu zjarri. Sipas medive franceze zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit në një apartament në katin e 7-të të pallatit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH