Globi

E RËNDË/ 13-vjeçarja lind foshnjën dhe e braktis, e gjejnë të futur në një çantë mes shkëmbinjve

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ 13-vjeçarja lind foshnjën dhe e braktis, e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Villa San Giovanni (Reggio Calabria), Itali, ku një i porsalindur u gjet i pajetë të dielën mes shkëmbinjve.

Sipas medieve italiane, foshnja ishte futur në një çantë shpine dhe ishte ende me kordonin e kërthizës të lidhur, ndërsa nëna është një trembëdhjetë vjeçare me kombësi italiane.

Vajza u identifikua në shtëpinë e prindërve të saj në Villa San Giovanni dhe u dërgua në spital. Lindja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta dhe hetuesit kanë nisur hetimet.

Hetuesit tashmë po ruajnë konfidencialitet të rreptë në lidhje me detajet e çështjes. Nesër  do të urdhërohet autopsia e trupit të të porsalindurit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH