Një ngjarje tragjike ka ndodhur në brigjet franceze, kur një foshnjë u mbyt natën e së enjtes në Kanalin Anglez, pasi një varkë e mbingarkuar me emigrantë që po përpiqej të arrinte në Britani, u përmbys. Lajmi u konfirmua sot nga autoritetet franceze.
Gjatë operacionit për shpëtimin e emigrantëve që ranë në det “65 persona u gjetën shëndoshë e mirë”. Megjithatë, pas hetimeve, “një foshnjë u gjet pa ndjenja në ujë dhe fatkeqësisht u shpall i vdekur,” tha Autoriteti Portual i Kanalit dhe Detit të Veriut.
Rasti e çon të paktën në numrin e 52 personave që kanë vdekur në përpjekje për të arritur në Britani përmes Kanalit deri më tani këtë vit.
Ky është një numër rekord që nga fillimi i vitit 2018 kur filluan këto kalime ilegale.